dcsimg

Ujku gri ( Albanês )

fornecido por wikipedia emerging languages

Ujku (Canis lupus) është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Europë, Azi dhe në Amerikën Veriore. Ai vrapon shume shpejt dhe ka rezistence të madhe. Si çdo përfaqësues i kësaj familjeje, ujku nxiton dhe mban vrapin për një kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhaturit i ka shumë më të zhvilluara se shqisën e të parit. Ujku jetën e tij e gjallëron përbrenda familjes apo ndonjë grupi të llojit të vet të përbërë nga 10 deri 15 anëtarë. Shkon së bashku në grup në gjueti.

Thëniet e trashëguara për ujkun si bishë e rrezikshme, gjakpirëse apo dinake i zmadhojnë aftësitë dhe vetit reale të tij. Ujku gjithnjë përpiqet t'i shmanget ballafaqimit me njeriun, për jetën e të cilit ai zakonisht nuk paraqet ndonjë rrezik. Gjatë gjuetisë është i durueshëm dhe gjuan edhe tufa të kafshëve si dhenë e dhi

që janë zakonisht nën përkujdesen e qenve. Ka ndodhur që ujqit të kenë sulmuar strehimore të arinjve, dhe raste të kanibalizmit në mesin e ujqërve. Mirëpo ushqimi i tyre, sidomos në verë, përbëhet kryesisht nga kafshë të vogla dhe shpezë, dhe fruta të ndryshme.

Në të kaluarën e largët trojet e ujqve shtriheshin në një hapësirë të gjerë të planetit, nga Evro-Azia deri në Indi dhe Japoni, dhe nga Amerika Veriore deri në Meksika. Ujqit gjallëronin në tundra, në stepa, në zona pyjore, dhe rrëzë shkretëtirave. Por edhe Evropa, në historinë e saj ishte e mbushur plotë ujq. Sot, në Evropë kanë mbetur vetëm mbeturina të trojeve të ujqve në malet e Spanjës, e Italisë vendet skandinave si dhe tek ne në Ballkan. Paraqitja më e shpeshtë e ujqve në Evropë ndodh në pjesët lindore të saj, posaçërisht në Karpate. Ujqit gjatë dimrit tërhiqen edhe në vende larg trojeve të zakonshme të tyre.

Sipas studimeve më të reja ujku është paraardhësi i gjitha racave të qenve shtëpiak, me një fjalë ujqërve shtëpiak, ujkun e zbutur tashmë e quajmë qen.

Referimet

  1. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Rendi Karnivora". përmbledhur nga Wilson, D.E.; Reeder, D.M (red.). Speciet Gjitare të Botës: Një Referim Taksonomike dhe Gjeografike (bot. 3rd)). Shtypja e Universit Xhon Hopkin. 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494.
licença
cc-by-sa-3.0
direitos autorais
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia
original
visite a fonte
site do parceiro
wikipedia emerging languages

Ujku gri: Brief Summary ( Albanês )