dcsimg

Kërpudhat ( albanais )

fourni par wikipedia emerging languages
 src=
Kërpudha Amanita muscaria

Kërpudhat janë organizma të klasifikuar në mbretërinë "Kërpudha". Në mbretërinë e kërpudhave përfshihen si organizma njëqelizorë dhe organizma shumëqelizore. Kërpudhat janë bimë. Nuk kanë klorofil. Kanë një mur qelizor të përbërë prej kitine. Kërpudhat shumëqelizore, zakonisht kanë formën e një ombrelle të vogël, që nuk bën lule e fara, por shumëzohet me spore, rriten në livadhe e në pyje, në vende me hije e me lagështirë. Gjithashtu kërpudha është organizëm ose mikroorganizëm zakonisht parazit, që shumëzohet me spore dhe zhvillohet në trupin e një bime ose në ushqime. Ato sipas mënyrës se te ushqyerit ndahen ne saprofite dhe parazite përfaqësues kryesor i kërpudhave saprofite është myku i bardhe.

Kërpudha ushqehet ne mënyre heterotrofe, ato jetojnë afër likeneve në simbiozë, miceli,ose hifet e kërpudhave ndihmojnë në thithjen e ujit dhe kripërave minerale dhe këto ua japin likeneve ne mënyrë që ato të prodhojnë ushqimin dhe një pjesë të këtij ushqimi ia transmetojnë kërpudhës.

Kërpudhat përfshijnë një grup – botë të veçantë organizmash që dallohen me disa veçori si nga bimët, ashtu edhe nga shtazeët. Muri qelizor i tyre ndërtohet nga hitini (sit e pakurrizorët) rrallë nga celuloza (sit e bimët). Kërpudhat ndahen në mbretëri të veçantë – MBRETËRIA E KËRPUDHAVE (FUNGI).

Trupi i tyre mund të jetë njëqelizor ose shumëqelizor, që kanë një apo shumë bërthama. Shumica e kërpudhave kanë trup penjzor dhe ai quhet micel. Miceli mund të jetë I degëzuar ose i padegëzuar, një fije e veçantë e micelit quhet hife. Ajo paraqet njësinë strukturore të micelit. Ajo nuk mund të kryej fotosintezën . Ushqimin e marrin nga organizmat e gjallë bimorë ose shtazorë ose nga materiet organike të vdekura. Ushqimi me materie të gatshme organike quhet ushqim heterotrof. Kërpudhat shpesh shoqërohen me orgnizma të tjerë (me alga) ku kanë dobi reciproke dhe ndërtojnë marrëdhënie simbiotike.

Shumëzimi – Shumëzohen në mënyrë vegjetative, joseksuale dhe seksuale.

Shumëzimi vegjetativ te format njëqelizore bëhet me ndarjen e qelizës dhe me bulëzim. Kërpurdhat shpesh shumëzohen me spore, kurse ato që jetojnë në ujë me zoospore. Kërpurdhat në kushte të caktuara krijojnë spore të qëndrueshme si sklerocie, klamidospore, teleutospore etj.

Shumëzimi seksual bëhet me bashkimin e gameteve, me bashkimin e gametangjeve ose me bashkimin e dy qelizave të padiferencuara në gamete.

Kërpudhat janë shumë të përhapura në natyrë. Jetojnë në ujëra të ëmbla dhe të njelmëta por numri më i madh është përshtatur jetës në tokë, në kushte të ndryshme të lagështisë, temperaturës, dritës etj. Shumica e kërpudhave jeton në temperaturë 20-30 °C. Një numër I vogël jeton në temperaturë deri 60 °C Mykofita përfshin më se 100 mijë lloje, e në bazë të strukturës së tyre të gjitha këto ndahen në dy nënndarje ; kërpudhat jargore (Myxomycotina) dhe kërpudhat e vërteta (Eumycotina).

KËRPURDHAT JARGORE (MYXOMYCOTINA)

Kërpudhat jargore janë primitive dhe mjaft të lashta. Trupi I tyre përbëhet nga një masë protoplazmatike ameboidale, e cila quhet plasmodium e që ndërtohet me bashkimin e shumë qelizave. Qelizat e bashkuara në plazmodi mund të ruajnë individualitetin e tyre dhe kështu ndërtojnë palzmodin agregat – pseudoplazmodin, ose kur bashkohen e humbin individualitetin dhe ndërtojnë plazmodin e vërtet – fuzione shumëbërthamshe.

Kërpudhat jargore kanë aftësi të lëvizin dhe këtë e bëjnë në saje të proteinës specifike miksomiozinit, e cila gjendet në citoplazmën e plazmodiumit. Lëvizjet bëhen në formë valësh, duke lënë pas vetes gjurmë jargore. Rriten kryesisht në toka pyjore, mbi gjetet e rëna dhe mbi drurë të kalbur, plasa të cungave etj. Ushqehen në mënyre saprofite dhe parazite. Plazmodi mund të ketë ngjyra të ndryshme, si : të bardhë, të verdhë, të kuqe ejt. Njëra prej kërpudhave jargore është edhe Plasmodiofora brasike. Kjo kërpudhë më së shpeshti paraziton në rrënjët e lakrës.

KËRPUDHAT E VËRTETA (EUMYCOTINA)

Kërpudhat e vërteta mund ta kenë trupin njëqelizor dhe shumëqelior megjithatë shumica trupin e kanë të zhvilluar mirë e penjzor, të ndërtuar prej hifeve, të cilat gërshetohen midis tyre dhe krijojnë micelin. Hifet mund të jenë të paseptuara, atëherë hifa paraqet një qelizë të degëzuar shumëbërthamëshe ose janë të septuara, sic ndodh me kërpudhat e zhvilluara dhe kanë një ose me shumë bërthama.

Në kuadër të nenndarjes EUmycotina dallojmë klasët : fikomicete, askomicete dhe bazidiomicete, por kemi edhe klasifikime të tjera të kërpurdhave.

licence
cc-by-sa-3.0
droit d’auteur
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia