dcsimg

Korbi sqepbardhë ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Korbi sqepbardhë (Corvus frugilegus)

Gjatësia

44–46 cm, krahët e hapur : 81–99 cm.

Përshkrimi

Shpend të mahnitshëm me ngjyrë të zezë dhe shkëlqim blu. Sqepin e kanë të drejtë dhe ngjyrë gri. Lëkura rreth sqepit është e zhveshur nga puplat dhe ka ngjyrë të hirtë. Haset në zonat fushore gjatë dimrit, shpesh në shoqëri me grupe të tjera sorrash dhe korbash. Në dallim nga sorrat, ecin me trupin të tendosur drejt dhe puplat të shpupuritura. Balli i tyre është i drejtë, kurora më e lartë, dhe sqepi më i mprehtë. Në fluturim ngatërrohet shpesh me korbin (Corvus corone) për shkak të bishtit të gjatë e të rrumbullakosur.

Përhapja dhe habitati

Qëndron në toka bujqësore dhe në parqe.

Riprodhimi

Folezon në pemë të larta, në grupe prej dhjetëra deri në qindra çifte. Femra lëshon 3-5 vezë në periudhën mars-prill. Ngrohja e vezëve zgjat 16-18 ditë. Të vegjlit fluturojnë pas 29-30 ditëve.

Ushqimi

Kryesisht ushqehet me bimë, fara, rrënjë dhe fruta. Me raste ha edhe insekte, krimba toke, ose gjitarë të vegjël.

Zëri

Zakonisht “kau” ose “kaa”. Këngë është e ngjashme me atë të korbave.

Korbi, ne qytetërimet e ndryshme

E zeza e pendëve të tij dhe thirrjet e zymta, e bëjnë korbin, i cili ushqehet me kalbësira, një zog të ogurit të keq. Ky reputacion mund të gjendet gjithashtu në Kinë, pavarësisht se Kinezët e shikojnë korbin si simbol të mirënjohjes bijërore, duke konsideruar faktin se ushqen prindërit e tij.

Ne Japoni, korbi merret si pasqyrimi i dhembshurisë së familjes. Konsiderohet gjithashtu si lajmëtar i perëndive, paralajmëruesi i fitoreve që vijnë. Duke qënë një zog diellor, paraqitet si zog i kuq.

Në Indinë e vjetër, Mahabharata e merr si lajmëtar të vdekjes. Në librin e zanafillës (libri i parë i biblës), korbi është simbol i shikimit të pastër. Noe e lëshon për të parë nëse ultësirat e tokës kishin dalë nga sipërfaqja e ujërave të përmbytjes.

Në Greqinë e lashtë, korbi është i shenjtë për Apolonin. Straboni thotë se korbat vendosnin për anëndodhjen e gurit-kërthizë (Omfalos) në Delfi. Megjithatë, Pindarus konstaton se detyra kryhej nga Shqiponjat dhe Plutarku thotë se ishin mjelmat. Korbi është midis tipareve të Mithras.

Për keltët, zogu i shenjtë luan një rol profetik. Sipas Pseudo-Plutark-ut, emri i Lions-it, Lugdunum, është për tu përkthyer si “Kodra e Korbit” dhe jo si “Kodra e dalë” për shkak se një fluturim i korbave i tregoi themeluesve ku ta ndërtonin qytetin.

Zogu ishte i shenjtë për Galët.

Në mitologjinë Gjermane, korbat ishin shoqëruesit e Ëotanit. Në mitologjinë Skandinave, dy korba rrinin në fronin e Odinit : Hugin (Mëndje) dhe Munnin (Kujtesë).

Për Indianët e Amerikës Veriore, zogu ishte personifikimi i bubullimës dhe erës ; e njëjta ndodhte për majat në Popol-Vuh.

Shfaqja e tij në ëndrra është konsideruar si ogur (shenjë) i keq. Mërzitshëm rrotullohet mbi fushëbetejë. Përfaqëson gjithashtu vetminë dhe izolimin vetëdashës.

Simbolizimi i Korbit është plotë kontradikta: Diellor dhe i Zymtë në të njëjtën kohë është lajmëtar i vdekjes dhe i syrit të keq por gjithashtu mund të mbrojë. Kjo ambivalencë e simbolit është caktuar në bazë të karakteristikave fizike të ndryshme.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Korbi sqepbardhë: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Korbi sqepbardhë (Corvus frugilegus)

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia