Krapi është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Shqipërisë. Bën pjesë në familjen Cyprinidae, një familje ku bëjnë pjesë shumë lloje të tjera krapi. Krapi i zakonshëm njihet me emrin Cyprinus carpio. Ne Shqipëri lloje te te njëjtës familje peshku njihen me emra : Omur, Ballgjere etj.
Origjina e Krapit është nga Azia e Vogël, Kina (ku është shume i famshëm) dhe Europa Lindore. Ne Vendin tone është futur nga Romaket te cilët e kultivonin. Duke pasur parasysh aftësinë për tu adoptuar, tashme mund te konsiderohet specie autoktone. Gjendet ne te gjithë Evropën. Rritet ne ujera te ëmbla, jo te ftohta, te lumenjve me rrjedhje te ngadalte dhe te liqeneve. Përshtatet ne çdo ambient, edhe ne ata qe janë organikisht te ndotur. Futet ne 100 speciet invasive me te dëmshme te botes.
Është peshk gjithçkangrënës, dhe ushqehet kryesisht me alga, bimë ujore, krimba, kërminj e gjallesa të tjera ujore. Mund të arrijë përmasa prej 100–110 cm dhe peshë prej 15–20 kg. Në Shqipëri, krapi është i përhapur në shumicën e liqeneve të cekëta dhe ato artificiale, por përmasat më të mëdha i arrin në Liqenin e Shkodrës dhe në Liqenin e Fierzës.