Dinozaurët ishin zvarranikë,[a] të degës Dinosauria. Dinosaurët ishin "Gjigandët e Tokës" të cilët dominuan ekosistemet tokësore në një periudhë prej rreth 160 milion vjetësh, (nga fundi i periudhës Triassic, rreth 230 milion vjet më parë) deri në fund të periudhës së shkumësit (65 milion vjet më parë), dinozaurët u zhdukën në periudhën e shkumësit - terciar. Rreth 10.000 specie të shpendëve janë të klasifikuara si dinozaurë. Në gjysmën e parë të shekullit XX pjesa më e madhe e komunitetit shkencor dinte shumë pak mbi dinozaurët. Shumica e kërkimeve u filluan nga vitet 1970.
Termi anglisht Dinosaur u zyrtarizua në vitin 1842 nga Richard Owen paleontolog anglez. Termi rrjedh nga fjalët greke δεινός (deinos e "tmerrshme", "i fuqishëm", ose "i mahnitshëm") dhe σαύρα (saura "hardhucë" ose "zvarranik"). Megjithëse emri shpesh interpretohet si një referencë për karakteristika të frikshme. Në diskutimet angleze "Dinosaur" ndonjëherë përdoret për të përshkruar një gjë të pasuksesshme ose të vjetruar.
Sipas termeve (emërtimeve) Filogjenetike, dinozaurët zakonisht janë definuar si grup i përbërë nga Triceratops, Neornites (shpendëve moderne), si dhe më të fundit si të përbashkët ancestor, dhe të gjithë pasardhësit. Gjithashtu ka qenë e rekomanduar që dinozaurët të definohen në lidhje me kohën e fundit të përbashkët ancestor e Megalosaurus dhe Iguanodon, sepse këto janë dy nga tre gjinitë e cituara nga Richard Owen.
Si rezultat përkufizimit në grupin e dinozaurëve, përfshihen edhe theropodët, sauropodomorfët, ankylosaurianët, stegosaurianët, ceratopsianët dhe ornitopodët. Këto kuptime kanë për qëllim parandalimin e konfuzioneve rreth asaj që do të thotë "dinozaur" .
Dinozaurët ndahen në këto klasa :
Dinozaurët ishin zvarranikë, të degës Dinosauria. Dinosaurët ishin "Gjigandët e Tokës" të cilët dominuan ekosistemet tokësore në një periudhë prej rreth 160 milion vjetësh, (nga fundi i periudhës Triassic, rreth 230 milion vjet më parë) deri në fund të periudhës së shkumësit (65 milion vjet më parë), dinozaurët u zhdukën në periudhën e shkumësit - terciar. Rreth 10.000 specie të shpendëve janë të klasifikuara si dinozaurë. Në gjysmën e parë të shekullit XX pjesa më e madhe e komunitetit shkencor dinte shumë pak mbi dinozaurët. Shumica e kërkimeve u filluan nga vitet 1970.