Lopët e detit ose sirenat janë gjitarë detarë e barngrënës, që banojnë në këneta, lumenj, estuare, ligatina dhe ujra bregdetare, i takojnë rendit Sirenia. Sot ekzistojnë katër lloje të gjalla të lopëve të detit, të ndarë në dy familje e dy gjini. Atja janë: dugongu(Dugongidae) dhe tre lloje lamantinash (Trichechidae). Në rendin Sirenia përfshihen lopa e detit e Shtellerit, e cila u zhduk në shekullin e 18-të, dhe një numër llojesh të zhdukur, të regjistuar nga fosilet. Rendi evolvoi gjatë Eocenit, më shumë se 50 milionë vjet më parë.
Emrin sirena e kanë marrë nga sirenat e mitologjisë greke.[1] Kjo vjen nga një legjendë për zbulimin e tyre, ku detarë të vetmuar, lopët e detit i kanë keqkuptuar si sirena.
Rendi i lopëve të detit (Sirenia)
Lopët e detit ose sirenat janë gjitarë detarë e barngrënës, që banojnë në këneta, lumenj, estuare, ligatina dhe ujra bregdetare, i takojnë rendit Sirenia. Sot ekzistojnë katër lloje të gjalla të lopëve të detit, të ndarë në dy familje e dy gjini. Atja janë: dugongu(Dugongidae) dhe tre lloje lamantinash (Trichechidae). Në rendin Sirenia përfshihen lopa e detit e Shtellerit, e cila u zhduk në shekullin e 18-të, dhe një numër llojesh të zhdukur, të regjistuar nga fosilet. Rendi evolvoi gjatë Eocenit, më shumë se 50 milionë vjet më parë.
Emrin sirena e kanë marrë nga sirenat e mitologjisë greke. Kjo vjen nga një legjendë për zbulimin e tyre, ku detarë të vetmuar, lopët e detit i kanë keqkuptuar si sirena.