Capra është një gjini e dhisë, në përbërje të së cilës hyjnë deri në nëntë lloje, duke përfshirë edhe dhi të egra, markhor, dhe disa lloje të njohura si ibeksi. Dhia shtëpiake (Capra aegagrus hircus) është një lloj i zbutur i dhive të egër (Capra aegagrus). Dëshmitë lidhur me zbutjen e dhive datojnë para më shumë se 8,500 vjetësh.
Dhitë e egra janë kafshë të habitateve malore. Ato janë shumë të shkathëta dhe të guximshme, të afta për t'u ngjitur lartë në shkëmbinjë të zhveshur dhe të mbijetojnë në bimësi të rrallë. Dhitë mund të dallohen nga delja (Ovis), që përfshin delet, me gjëndrat aromatike afër këmbëve, në ijë, dhe para syve, mungesa e gjëndrave të tjera të fytyrës, nga prania mjekrrës te cjapët (meshkujtë e dhisë), si dhe nga qimet e thyera në gjunjët e kraharorit. [1] [2] [3]