Qeni i egër Somalez (Lycaon pictus somalicus) është një nënlloj i qenit të egër Afrikan që gjendet në Bririn e Afrikës. Është i ngjashëm me qenin e Afrikës Lindore, por më i vogël, me qime më të ashpra dhe të shkurtra dhe me dhëmbë më të dobët. Ngjyra e gëzofit të tij është e përafërt me atë të qenit të egër të Kepit Rajonal, me njolla të verdha dhe jo portokalli, siç nënlloji Lindor.[1]
Është ligjërisht i mbrojtur në Etiopi, ndonëse nuk ndodhet në asnjë nga zonat e mbrojtura, duke qenë prezent me një numër të vogël individësh në pjesën jugore të vendit. Nënlloji mund të ndodhet në disa zona të Somalisë Veriore, por Lufta Civile Somaleze e ka ulur ndjeshëm numrin e tyre. Është mundësisht i zhdukur në Eritre.[2]
Sipas Eno Litmen, etiopianët e Rajonit Tigray besojnë që të plagosësh një qen të egër Afrikan me një shtizë do të bënte të mundur që kafsha të ngjyente bishtin me gjak nga plaga e saj duke lagur sulmuesin, gjë që shkakton vdekje të menjëhershme. Për këtë arsye, barinjtë e këtij rajoni i largojnë qentë e egër Afrikanë jo me armë, por me gurë.[3]
Qeni i egër Somalez (Lycaon pictus somalicus) është një nënlloj i qenit të egër Afrikan që gjendet në Bririn e Afrikës. Është i ngjashëm me qenin e Afrikës Lindore, por më i vogël, me qime më të ashpra dhe të shkurtra dhe me dhëmbë më të dobët. Ngjyra e gëzofit të tij është e përafërt me atë të qenit të egër të Kepit Rajonal, me njolla të verdha dhe jo portokalli, siç nënlloji Lindor.
Është ligjërisht i mbrojtur në Etiopi, ndonëse nuk ndodhet në asnjë nga zonat e mbrojtura, duke qenë prezent me një numër të vogël individësh në pjesën jugore të vendit. Nënlloji mund të ndodhet në disa zona të Somalisë Veriore, por Lufta Civile Somaleze e ka ulur ndjeshëm numrin e tyre. Është mundësisht i zhdukur në Eritre.
Sipas Eno Litmen, etiopianët e Rajonit Tigray besojnë që të plagosësh një qen të egër Afrikan me një shtizë do të bënte të mundur që kafsha të ngjyente bishtin me gjak nga plaga e saj duke lagur sulmuesin, gjë që shkakton vdekje të menjëhershme. Për këtë arsye, barinjtë e këtij rajoni i largojnë qentë e egër Afrikanë jo me armë, por me gurë.