Kashaloti (Physeter macrocephalus), ose balena e bardhë,[1] është balena me dhëmbë më e madhe dhe njëkohësisht grabiqari më i madh me dhëmbë. Është anëtari i vetëm i gjallë i gjinisë Physeter, dhe një nga tre speciet ekzistuese të familjes Physeteroidea, së bashku me kashalotin pigme (Kogia breviceps) dhe kashalotin xhuxh (Kogia sima) që i takojnë gjinisë Kogia.
Kashalotët janë ndër speciet më kozmopolite. Ata preferojnë ujërat pa akull mbi 1,000 metra të thellë.[4] Edhe pse të dy gjinitë janë të përhapur nëpër oqeane dhe dete të butë dhe tropikalë, vetëm meshkujt e rritur popullojnë gjërësitë gjeografike më të larta.[5]
Prania e kashalotit u konfirmua për herë të parë në ujrat shqiptare në qershor të vitit 1956. Tetë individe të kashalotit gjetën pranë cektirës së grykës së lumit të Matit, nga të cilët 5 ishin femra të rritura dhe 3 ishin të vegjël, ndërkohë që pak ditë më vonë një i vogël balene i ndordhur u gjet pranë gjirit të Vlorës.[6]
Kashaloti (Physeter macrocephalus), ose balena e bardhë, është balena me dhëmbë më e madhe dhe njëkohësisht grabiqari më i madh me dhëmbë. Është anëtari i vetëm i gjallë i gjinisë Physeter, dhe një nga tre speciet ekzistuese të familjes Physeteroidea, së bashku me kashalotin pigme (Kogia breviceps) dhe kashalotin xhuxh (Kogia sima) që i takojnë gjinisë Kogia.