dcsimg

Kafsha ( albanais )

fourni par wikipedia emerging languages

Kafshët janë organizma eukariotikë shumë qelizor që formojnë mbretërinë biologjike Animalia. Me pak përjashtime, kafshët konsumojnë materiale organike, thithin oksigjen, kanë aftësinë të lëvizin, shumohen seksualisht.Mbi 1.5 milion specie te gjalla janë përshkruar -- prej tyre rreth 1 milion janë insekte--por mendohet që janë rreth 7 milion specie te kafshëve në total. Studimi i kafshëve quhet zoologji.

Shumica e specieve të kafshëve janë në Bilateria në trung kanë trup simentrik bilateral.

Kafshët i ndajmë në dy lloje: Kafshët rruazore dhe jo rruazore.

  • Në kafshët jorruazore hyjnë sfungjerët, lekuregjemboret (ekinodermatet), qeliza djegesit(knidaret), butaket (molusket), krimbat si dhe kembenyjetuarit(arthoropoda).
  • Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike,me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes,por edhe nga ana e te menduarit. Në këtë tip bëjnë pjesë peshqit të cilët janë kafshët rruazore primitive, amfibet të cilët jetojnë edhe në toke edhe në ujë, zvarraniket, shpendët dhe gjitaret.

Etimologjia

Fjala "kafshë" vjen nja latinishtja animalisqë do të thotë për të pasur frymë, për të pasur shpirt, për të jetuar. Definicioni biologjik i përfshinë të gjith antarët e mbretërisë se Animalisë.

Diferenca

Balena blu (Balaenoptera musculus) është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në ujë, me një peshë deri në 190 ton dhe me një përmasë deri në 33.6 metra të gjatë. Ndërsa kafsha më e madhe e gjallë në tokë është elefanti afrikan (Loxodonta africana), me një peshë deri në 12.25 ton dhe me një permasë deri në 10.67 metra të gjatë.

Numrat dhe habitatet

Listat në tabelen në vazhdim përmbajnë numra të specieve të përshkruara për grupe kafshësh me numrat më të shumët të specieve gjatë habiteve të tyre kryesuese (tokë, ujë të freskët,dhe marinë),dhe të lirë për të jetuar ose mënyra parazite për të jetuar.

Parasitoidat nuk janë të përfshirë.

licence
cc-by-sa-3.0
droit d’auteur
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Kafsha: Brief Summary ( albanais )

fourni par wikipedia emerging languages

Kafshët janë organizma eukariotikë shumë qelizor që formojnë mbretërinë biologjike Animalia. Me pak përjashtime, kafshët konsumojnë materiale organike, thithin oksigjen, kanë aftësinë të lëvizin, shumohen seksualisht.Mbi 1.5 milion specie te gjalla janë përshkruar -- prej tyre rreth 1 milion janë insekte--por mendohet që janë rreth 7 milion specie te kafshëve në total. Studimi i kafshëve quhet zoologji.

Shumica e specieve të kafshëve janë në Bilateria në trung kanë trup simentrik bilateral.

Kafshët i ndajmë në dy lloje: Kafshët rruazore dhe jo rruazore.

Në kafshët jorruazore hyjnë sfungjerët, lekuregjemboret (ekinodermatet), qeliza djegesit(knidaret), butaket (molusket), krimbat si dhe kembenyjetuarit(arthoropoda). Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike,me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes,por edhe nga ana e te menduarit. Në këtë tip bëjnë pjesë peshqit të cilët janë kafshët rruazore primitive, amfibet të cilët jetojnë edhe në toke edhe në ujë, zvarraniket, shpendët dhe gjitaret.
licence
cc-by-sa-3.0
droit d’auteur
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia